20 Nëntor 2024

BE kërkon kompetenca për mbylljen e bankave të falimentuara

Bruksel, 12 korrik - Komisioneri i Bashkimit Europian Michel Barnier propozon që në të ardhmen Komisioni të vendosë për mbylljen e bankave të falimentuara.

BE dëshiron që në të ardhmen të mos jenë taksapaguesit ata që duhet të shpëtojnë bankat. Për këtë duhet të ketë një mbikqyrje të përbashkët bankare evropiane, pranë Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Kjo mbikqyrje duhet të fillojë nga puna pas një viti. Pak javë më parë, vendet e BE-së ranë dakord se kush duhet të paguajë i pari, kur një bankë falimenton. Fillimisht duhet të paguajnë ata që kanë pjesën më të madhe të kapitalit të bankës.

Tani Komisioni propozon edhe një autoritet evropian likuidimi. Ai duhet të urdhërojë në mënyrë qendrore mbylljen e një banke, nëse shpëtimi i saj nuk është më i mundur.

Për këtë bankat duhet të kontribuojnë në një fond të përbashkët, i cili sipas përfytyrimit të komisionierit për tregun e brendshëm Michel Barnier, pas dhjetë vjetësh do të ketë një vëllim prej 60 deri 70 miliardë eurosh.

Deri tani shpëtimi, mbikqyrja dhe mbyllja e bankavek janë kompetencë e shteteve të veçanta. Kjo gjë i ka çuar në buzë të greminës disa shtete dhe qytetarët e tyre, si Irlandën apo Qipron.

Dhe përmes shpëtimit evropian të shteteve, një pjesë e kostove ka kaluar në supet e taksapaguesve të vendeve të tjera. Kjo tani duhet të marrë fund.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)