BE kërcënon Kroacinë me sanksione financiare
Zagreb, 20 shtator - Komisioni i BE-së i kërkoi Kroacisë të ndryshojë brenda dy javësh ligjin për ekstradimet duke e përshtatur atë me standardet e Bashkimit Europian, në të kundërt do të përballet me sanksione ekonomike.
Në rast se Kroacia dështon të plotësojë një kërkesë të tillë, ajo mund të privohet nga fondi i posaçëm prej 80 milionë eurosh ofruar nga BE-ja, fond që ishte planifikuar për forcimin e kontrollit të kufijve të Kroacisë, për t\'u bërë pjesë e zonës Shengen.
Komisionerja europiane për drejtësinë, Viviane Reding, akuzoi Zagrebin për \"shpërdorimin e besimit të BE-së\".
Mosmarrëveshja fokusohet te një ligj i amenduar nga parlamenti kroat vetëm tri ditë para se vendi të anëtarësohej në BE në 1 korrik të këtij viti.
Amendamenti do të thotë dikush i akuzuar ose dënuar për një krim përpara Gushtit të 2002 nuk mund të ekstradohet jashtë vendit.
Si rezultat, të akuzuarit për krime gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990 nuk mund të ekstradohen, duke kundërshtuar legjislacionin e BE-së.