18 Nëntor 2024

BE ka mbështetur Zhvillimin Ekonomik Rajonal në Kosovë

Prishtinë, 25 qershor - Ka përfunduar sot në Prishtinë programi ‘Ndërmarrësit e së Ardhmes’ i cili u ka mundësuar 21 nxënësve të shkollave të mesme të Rajonit Ekonomik Qendër të njihem për së afërmi me konceptet bazike të ndërmarrësisë.

Në ceremoninë e certifikimit të nxënësve, shefi i sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Prishtinë, Christof Stock, tha se ky program është një nga iniciativat e shumta që Bashkimi Evropian ndërmerr në mbështetje të zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Christof Stock, Shef i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë: “Siç mund ta dini, ne – BE-ja, kemi mbështetur fuqishëm Zhvillimin Ekonomik Rajonal në Kosovë. Ne jemi kryesisht të fokusuar në biznes, zhvillimin rural dhe të turizmit, por edhe në infrastrukturë, punësim dhe ngritjen e kapaciteteve, dhe ky program është një nga iniciativat e shumta që Bashkimi Evropian ndërmerr në mbështetje të zhvillimit ekonomik në Kosovë edhe përmes ndërtimit të kapaciteteve”.

Organizuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal Qendër, trajnimi ‘Ndërmarrësit e së Ardhmes’ u dedikohet nxënësve të shkollave të mesme me qëllim të njoftimit të tyre me konceptet themelore të ndërmarrësisë.

Nxënësit kanë mësuar në detaje për hapat sesi një ide përfshihet dhe kthehet në një biznes; Ata gjithashtu kanë mësuar sesi shkruhet një plan biznesi, procedurat për regjistrimin e biznesit e deri tek format sesi të aplikojnë për gjetje dhe marrje fondesh për zhvillim të mëtejmë të biznesit të tyre.

Gjatë periudhës së trajnimit, nxënësit përveç njohurive të marra kanë prezantuar edhe idetë e tyre të biznesit. Me këtë rast, AZHR Qendër ka shpërblyer idetë më të mira me çmimet si në vijim:

Vendi i I-rë – ka fituar mundësinë e vijimit të Trajnimit dhe Certifikimin në (ECDL), në Office 2010 (Word, Excel dhe PowerPoint),  kurse vendi i II-të dhe i III-të janë shpërblyer me nga një libër në ndërmarrësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)