19 Nëntor 2024

BE jep 147 milionë euro për Sirinë

Bruksel, 20 dhjetor - Bashkimi Evropian dha një ndihmë prej 147 milionë eurosh, më e madhja deri tani, për t\'u ardhur në ndihmë viktimave të luftës në Siri, ku kriza humanitare vazhdon të keqësohet.

Ndihma e zhbllokuar nga BE-ja, tashmë donatori kryesor i Sirisë, iu akordua tri agjencive të OKB-së - Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Programit Ushqimor Botëror (PAM) dhe UNICEF-it - që do të ngarkohen me shpërndarjen e saj.

\"Bëhet fjalë për kontratat më të rëndësishme mes BE-së dhe agjencive të OKB-së\", shtoi komisionerja e ngarkuar me Ndihmën Humanitare, Kristalina Georgieva, pasi kishte nënshkruar me zyrtarët e tri organizatave në Bruksel.

\"Situata vazhdon të rëndohet dhe do të keqësohet akoma\", paralajmëroi drejtoresha e PAM-it, Ertharin Cousin, duke theksuar se numri i personave që kanë nevojë për ndihmë kishte arritur në 10 milionë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)