BE-ja vendos kufizime për pagesat shtesë për bankierët
Bruksel, 2 korrik - Bashkimi Evropian vendosi kufizime në pagesat shtesë për menaxherët e bankave.
Siç u bë e ditur në Bruksel, Parlamenti Evropian dhe shtetet e Bashkimit Evropian u morën vesh për vendosjen e një tavani për shpërblimet e diskutueshme.
Për shembull nga viti i ardhshëm vetëm 30 për qind e këtyre pagesave do të jetë në para të thata.
Pjesën tjetër bankierët do ta përfitojnë vetëm në rast se banka e tyre ka punuar me sukses.
Miratimi i rregullave nga Parlamenti Evropian javën e ardhshme konsiderohet çështje formale.