BE-ja shpall grantet e reja për shoqërinë civile në Kosovë
Prishtinë, 11 shkurt - Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë do të lansojë tridhjetë kontrata të nënshkruara me organizatat e shoqërisë civile.
Projektet e reja që promovojnë dialogun në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile, fuqizimin e gruas dhe barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe pluralizmin, do të implementohen gjatë dy viteve të ardhshme.
Ngjarja e lansimit, e cila do të ketë formatin e një biblioteke të hapur, për të krijuar mundësi maksimale për lidhje dhe rrjete mes njerëzish, do të hapet nga Z. Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësuesi Special i BE-së.