BE-ja publikon strategjitë me Kinën në 5 vitet e ardhshme
Bruksel, 25 qershor - Bashkimi Europian miratoi marrëdhëniet me Kinën për 5 vitet e ardhshme.
Strategjia e re identifikon mundësitë kryesore në marrëdhëniet e BE-së me Kinën, në veçanti për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike në Europë si dhe në nxitjen e zgjerimit të hapjes së tregut kinez për biznesin europian.
Strategjia e re vë në dukje gjithashtu mundësitë për një bashkëpunim më të ngushtë mes dy palëve në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.
Ministria e Jashtme e Kinës tha përmes një deklarate se pala kineze është e gatshme të nxisë lidhjet dypalëshe në bazë të parimit të barazisë, respektit dhe përfitimit reciprok.
\"Marrëdhëniet BE-Kinë kanë bërë përparime të rëndësishme, teksa është zgjeruar bashkëpunimi pragmatik ndërmjet Kinës e BE-së dhe është forcuar komunikimi dhe bashkërendimi mbi çështjet ndërkombëtare. Me fjalë të tjera, partneriteti i gjithanshëm strategjik BE-Kinë ka hyrë në një periudhë më të qëndrueshme dhe zhvillimi më intensiv.\"