BE-ja kërkon të frenojë agjencitë e vlerësimit të riskut

Bruksel, 3 qershor - Agjencitë e vlerësimit të riskut, të cilat vlerësojnë aftësinë paguese të debitorëve të mëdhenj si shtete apo kompani, sipas vullnetit të Komisionit të BE-së duhet të kontrollohen nga një autoritet i ri qendror mbikqyrës.
Komisioneri i BE-së për tregun e brendshëm Michel Barnier tha se përmes nxitjes së konkurrencës synohet gjithashtu thyerja e monopolit të krijuar nga tre agjencitë më të mëdha Moody's, Standard and Poor's dhe Fitch.
Agjencitë akuzohen se me uljen e nivelit të bonitetit për Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën e kanë ashpërsuar akoma më shumë krizën e euros.
Përfaqësues të Moody's deklaruan se kanë qenë të detyruar të japin vlerësime të caktuara.