BE-ja investon në zhvillimin ekonomik të Kllokotit
Prishtinë, 16 janar - Përmes projektit Diversifikimi i ekonomisë rurale në komunën e Kllokotit, BE-ja ka mbështetur zgjerimin e fabrikës për prodhimin e briketave dhe bio-paletave përmes riciklimit të mbjetjeve të drurit dhe mbeturinave agro-pyjore.
Projekti implementohet nga Thesari Company. Qëllimi i projektit është diversifikimi i aktiviteteve ekonomike bujësore në zonat rurale të Anamoravës në aktivitete ekonomike jobujqësore me prodhimin e briketave dhe bio-paletave përmes mbetjeve të drurit, aktivitet i cili do të çojë tek të ardhura rurale, vetëpunësim dhe tek reduktimi i pabarazive në mes të zonave urbane dhe rurale.
Për të shënuar përfundimin e suksesshëm të projektit, BE-ja është duke organizuar një vizitë në këtë fabrikë.