BE-ja godet ekonominë, qytetarët dhe Qeverinë e Kosovës
Prishtinë, 16 dhjetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve, është e shqetësuar nga lajmi se Kosova nuk i ka plotësuar ende kriteret për të udhëtuar lirshëm pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në konferencën për media me temën: BE-ja godet ekonominë, qytetarët dhe Qeverinë e Kosovës.
Kryetari i AKB-së, tha se Qeverinë e Kosovës e godet dhe e demanton në deklaratat e tyre të vazhdueshme muajve të fundit ku ndër të tjera deklaronin se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret për të lëvizur lirshëm në BE.
Biznesin dhe buxhetin familjar e godet me një shpenëzim shtesë për vitin 2016, ku duhet prapë të shpenëzojnë rreth 30 milionë euro për viza sigurime, rezervime të hoteleve nëpër ambasada dhe agjenisone të ndryshme, tha Shahini.
Ai shtoi se BE-ja investitorëve potencial i paralajmëroi se në Kosovë ende ka shumë punë për të bërë, ata nuk i plotësojnë kushtet më elementare për të vepruar dhe qarkulluar lirshëm në vendet e BE-së. Ky hap godet interesimin e investitorëve për të ardhur në Kosovë dhe e dëmton imazhin e shtetit edhe më shumë.
Vështirësitë e lëvizjes si biznesit nëpër tregjet evropiane iu imponon të vazhdojnë importet nga vendet regjionale si: Serbia, Maqedonia, Shqipëria e Bosnja dhe me këtë e rrit rolin e imputeve dhe pranin e prodhimeve të regjionit.
Kreu i AKB-së, tha se qytetarëve të Kosovës, iu shuan shpresat se do të udhëtojnë pa viza, kjo do të rris ambiciet për të lëshuar vendin ilegalisht. Nga kjo do të hapet prapë një biznes i ri për trafikim dhe kontrabandë të qytetarëve tanë për në vendet e BE-së.
Bizneset dhe qytetarët Kosovës do të detyrohen të marrin dy shtetësitë edhe më tutje nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe vendet tjera. Ky fluks i ikjes për të marr shtetësi tjetër do të varfërohet edhe më tutje fuqia konsumuese dhe buxheti i shtetit, tha Agim Shahini.
Sipas tij BE-ja, me veprimet e veta kësaj rradhe e ndihmoj edhe më tutje destabilizimin politik edhe ekonomik edhe ashtu jo stabil në Kosovë. Me këtë e dekurajon Kosovën për rrugëtimin e vet për dialog me Serbinë në Bruksel.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se bizneset dhe qytetarët venës me të drejt pyesin BE-në a është ky shpërblim që dje Serbisë iu mundësua fillimi i negocimit për anëtarësim në BE, kurse po dje BE-ja deklaroi se Kosova ende duhet të bëjë punë dhe përparime për procesin e liberalizimit të vizave dhe kështu Kosova mbetet vendi më i izoluar në Ballkanin perëndimor dhe në Evropë.
Nga kjo do të mund të rritet edhe ekstremizmi etnik dhe fetar, duke e ndjerë se Kosova është ndarë në baza fetare, etnike dhe territorial, (që për këtë nuk dëshiron askush).
I kërkojmë BE-së që sa më shpejt të ratifikoj Marrëveshjen e MSA-së dhe të veproj sipas standardeve që ka aplikuar me vendet tjera të Ballkanit që pas 6 muajve të lëvizin lirshëm pa viza, sepse këtë të drejtë e gëzojë më shumë se 500 mijë qytetarë të BE-se por jo edhe 1.800.000 kosovarë, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së, tha se mos liberalizimi i vizave nga BE-ja për qytetarët e Kosovës është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për lëvizjen e lirë të tyre.
Sipas tij po ashtu është në kundërshtim të drejpërdrejt me parimet themelore të BE-së për lëvizjen e lirë të njerëzve, ideve dhe kapitalit.
\"BE-ja duhet që të ndëshkoi qeveritarët për mos përmbushje të kritereve për mos liberalizim të vizave, por jo edhe qytetarët e pafajshëm të cilët po i bartin pasojat dhe vuajtjet për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë në vendet e BE-së\", tha Suat Berisha.
Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, i\'u bënë thirrje pozitës dhe opozitës që të bashkohen e punojnë për çështjet madhore të shtetit e mbështesin njëra tjetrën për interes të biznesit, ekonomisë e qytetarëve të Kosovës.
Sipas saj nuk ka arsye që institucionet të Kosovës të konfrontohen ndërmjet vete, kur vendë pësoi dy dështime brenda një afati të shkurtër mos anëtarësimi në UNESKO dhe mos liberlaimzi i vizave.