BE-ja do të rritë buxhetin për kërkimin shkencor
Bruksel, 28 tetor - Parlamenti Evropian (PE) miratoi me votim buxhetin e Bashkimit Evropian për vitin 2012.
Ndër zërat e ndryshëm, buxheti për kërkimin shkencor do të shtohet me 8.8 për qind, çka tregon vullnetin e Bashkimit Evropian për të forcuar krijueshmërinë në fushën e shkencës e të teknologjisë.
Sipas komunikatës për shtypin të publikuar nga Parlamenti Evropian, buxheti i Bashkimit Evropian për vitin 2012 është 5.2 për qind më i madh në krahasim me vitin 2011 dhe kap një vlerë prej 133 miliardë e 100 milionë eurosh, të cilat do të përdoren kryesisht për nxitjen e rritjes ekonomike, për shtimin e punësimit dhe për çuarjen përpara të risive tekniko-shkencore.