BE-ja do të ndërtojë "Rrjetin paneuropian të transportit"
Bruksel, 1 qershor - Komisioni Europian, Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian arritën një marrëveshje për ndërtimin e "Rrjetit paneuropian të transportit".
"Rrjeti paneuropian i transportit" do të lidhë infrastrukturat rrugore, hekurudhore, aeroportuale dhe të transportit ujor në një sistem të vetëm transporti. Projekti parashikohet të përfundojë në vitin 2030.
Komisionari i BE-së për Transportin Siim Kallas u shpreh në ceremoninë e nënshkrimit se palët përkatëse do të ndërtojnë një rrjet të madh transporti në shtetet anëtare të BE-së. Ky rrjet do të lidhë Europën Lindore me Europën Perëndimore, duke zëvendësuar rrjetin e tanishëm të copëzuar.
Sipas sugjerimeve të Komisionit Europian, vendet anëtare të BE-së do të mbajnë barrën e financimit të këtij projekti. Projekti do të mbështetet gjithashtu edhe nga fondet e BE-së për transportin dhe zhvillimin rajonal.