BE-ja akordon këstin e dytë të ndihmës për Greqinë
Athinë, 8 shtator - Ministrat e financave e Bashkimit Evropian (BE), të cilët së shpejti duhet të mbeten në Bruksel, do ta akordojnë këstin e dytë të ndihmës në lartësi prej 9 miliardë euro nga kredia për Greqinë.
Siç është e njohur, BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ndanë Greqisë kredi vlera e përgjithshme e të cilës arrin 110 miliardë euro, të cilat vendi do ti marrë në suaza të programit trevjeçar kreditor, transmetoi Bgnes.
Këstin e parë në lartësi prej 20 miliardë euro Athina e fitoi në muajin maj. Në takimin në Bruksel ministrat e Financave të vendeve të BE-së përfundimisht do ta aprovojnë edhe formimin e trupave për mbikëqyrjen financiare në Bashkimin.