15 Janar 2025

BE i shpenzon paratë në mënyrë të papërshtatshme

Bruksel, 7 nëntor - Disa miliardë euro nga buxheti i përgjithshëm i Bashkimit Evropian shpenzohen në vit për qëllime të tjera, të ndryshme nga ato për të cilat janë parashikuar, si nga organet ekzekutive të BE-së, ashtu edhe nga zyrtarët e Komisionit Evropian - në këtë konkluzion arritën auditorët e BE-së.

Në raportin e tyre të lëshuar ditën e martë vihet në dukje se vetëm gabimet në transaksionet e pagesave midis 27 vendeve të BE-së në vitin e kaluar kanë çuar në një tejkalim shumë-miliardësh të shpenzimeve.

Auditorët gjithashtu vënë në dukje raste të shumta të keqpërdorimit të fondeve apo të mungesave të financimit të projekteve të rëndësishme evropiane.

Buxheti i BE-së krijohet nga kontributet financiarë të secilit prej anëtarëve të tij, të cilët depozitojnë në të 1% të GDP-së së vet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)