BE i ofron 100 milionë euro Moldavisë për luftim të korrupsionit
Bruksel, 16 qershor - Bashkimi Evropian pranoi t\'i ofrojë Moldavisë 100 milionë euro ndihmë ekonomike, me kusht që të rrisë përpjekjet kundër korrupsionit.
Ndihma, është e nevojshme për të stabilizuar dhe reformuar ekonominë e Moldavisë, ka thënë Këshilli Evropian.
Ndihma është kushtëzuar për Moldavinë, në luftimin e korrupsionit në kryeqytetin, Chisinau. Bashkimi Evropian dëshiron që Moldavia të sigurohet se ka një sistem parlamentar shumëpartiak, ndjek sundimin e ligjit dhe mbron të drejtat e njeriut .
Më konkretisht, Moldavia duhet të sigurojë menaxhim të efektshëm, transparent dhe të përgjegjshëm të financave publike, të krijojë mënyra për të parandaluar korrupsionin dhe pastrimin e parave, dhe të mbikëqyrë sektorin financiar.
BE gjithashtu dëshiron të zhvillojë një pakt të tregtisë së lirë të ngjashëm me atë që ka nënshkruar me Ukrainën.
Moska në anën tjetër kundërshton paktin tregtar dhe presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon ka këmbëngulur se marrëveshja e BE-së nuk ka arritur të japë përfitimet e premtuara dhe se po punon për rivendosjen e bashkëpunimit ekonomik me Moskën.