BE i miraton Greqisë një kredi shpëtimi prej 1.1 miliardë euro
Vendimi për t\'i dhënë Greqisë dhe pjesën tjetër të mbetur prej 1.7 miliardë eurosh u shty ndërkohë për në fund të muajit tjetër.
Komisioneri i BE-së për çështjet financiare Pierre Moscovici, tha se Greqia ka përfunduar kryerjen e reformave të kërkuara nga kreditorët.
\"Sot, bordi i drejtorëve i Mekanizmit Europian të Stabilitetit, vendosi t\'i japë qeverisë greke 1.1 miliardë euro pas rishikimit të par. Ky vendim u morr mbi një raport të plotë të komisionit dhe të institucioneve të tjera që tregon se të gjitha reformat kryesore janë përfunduar. Këtu përfshihen çështje kryesore si pensionet, qeverisja bankare, energjia, privatizimet dhe administrimi i të ardhurave.\"
Edhe kreu i Eurogroupit, Jeroen Dijsselbloem, tha se Greqia ka përfunduar zbatimin e kapitullit të 15-të të reformave, duke i plotësuar kushtet për të marrë një pjesë nga paketa e shpëtimit prej 3.1 miliardë eurosh.