BE i jep Ukrainës një kredi prej 1.8 miliard euro
Bruksel, 28 janar - Ministrat e financave të Bashkimit Europian kanë ranë dakord për ti dhënë një kredi të re Ukrainës.
BE ka akorduar një kredi prej 1.8 miliard eurosh për Ukrainën, që sipas ministrave të financave ka për qëllim parandalimin e falimentimit të këtij vendi.
Mishel Sapen, ministër i financave të Francës ka thënë se Komisioni Evropian ka propozuar kredinë prej 1.8 miliard eurosh në një kohë kur disa vende kanë kërkuar akordimin e një shumë akoma më të madhe.
Është e nevojshme që ky propozim të realizohet sa më shpejt, ka thënë ministri francez i financave.
Ukraina e futur në konflikt me kundërshtarët në lindje ka nevojë të madhe për ndihma financiare nga FMN. Sipas ekspertëve të ekonomisë, ky vend përballet me një deficit buxhetor prej 15 miliard dollarësh.