18 Nëntor 2024

BE i jep Ukrainës 11 miliardë euro

Bruksel, 6 mars - Komisioni i Bashkimit Europian (BE) do të ndihmojë Ukrainën që rrezikohet nga falimentimi me të paktën 11 miliardë euro për dy vitet e ardhëshme.

Kjo paketë ndihme llogarit kredi dhe grante është vendosur nga Komisioni i BE këtë të mërkurë dhe do të paraqitet në samitin e posaçëm që do të zhvillohet nesër me krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së për krizën në Ukrainë, bëri të ditur Presidenti i Komisionit të BE-së, José Manuel Barroso pas konsultimeve në Bruksel.

Paratë do të sigurohen nga buxheti i përbashkët në bashkëpunim me Bankën Europiane pë Ndërtimi dhe Zhvillim dhe Bankën e Investimeve Europiane.

Me këto para BE dëshiron të mbështesë udhëheqjen politikë të Ukrainës në reformat e saja dhe në formimin e një qeverie me pjesëmarrjen e të gjitha pakicave të popullsisë, shtoi ai.

Barroso tha më tej se ai pret që Ukraina të nënshkruajë edhe një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që është parakusht për paketën e BE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)