BE i jep Portugalisë kredi prej 78 miliardë euro
Bruksel, 17 maj - Ministrat e financave të vendeve anëtare të BE-së, në mbledhjen e sotme të mbajtur në Bruksel, i kanë lejuar Portugalisë kredi në shumën 78 miliardë euro, për ta ndihmuar që ky shtet ta evitojë krizën.
Anëtarët e Eurozonës do të sigurojnë 26 miliardë euro, ndërsa të njëjtën shumë parash Portugalisë do t`ia sigurojë Fondi për përkrahjen e buxhetit të BE-së dhe FMN-ja.
Lejimin e kësaj kredie më së shumti e ka kundërshtuar Finlanda, por më në fund edhe Parlamenti i këtij vendi ka dhënë dritën jeshile, kur është njoftuar se investitorët e jashtëm privat nuk do ta tërheqin kapitalin dhe punët nga Portugalia.