BE i akordon 7.5 milionë euro shtesë Bosnjës për censusin
Sarajevë, 20 shkurt - Bashkimi Europian (BE) do të akordojë edhe 7.5 milionë euro shtesë për realizimin e censusit të popullsisë në Bosnjë e Hercegovinë, tha të hënën zëvendëspërfaqësuesi i misionit të BE-së, Renzo Daviddi.
Daviddi u takua me ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit Damir Hadzic për të biseduar rreth përgatitjeve për censusin. Hadzic tha se censusi do të mbahet në muajin tetor, pa asnjë vonesë tjetër.
Zyrtari i Bashkimit Europian Daviddi, nënvizoi se censusi është mjaft i rëndësishëm për Bosnjë Hercegovinën që të anëtarësohet në BE, ndërsa shtoi se Brukseli do të përfshihet direkt në census nëpërmjet Eurostat-it.
Censusi ishte parashikuar të zhvillohej në muajin prill, por u shty nga qeveria pas rekomandimeve të grupit monitorues ndërkombëtar.