29 Prill 2024

BE i akordoi BeH 92 milionë euro

Bruksel, 4 shkurt - Bashkimi Evropian do të financojë deri në 92 milionë euro disa projekte të zhvillimit infrastruktor si dhe projekte për reformat në Bosnje-Hercegovinë në kuadër të programit ndihmës për paraanëtarësimin (IPA).

"Fushat kryesore mbi të cilat ne jemi përqendruar në kuadër të këtij programi (...) janë vendosja e shtetit të së drejtës dhe masat e luftës kundër krizës ekonomike'', deklaroi i ngarkuari me punët e delegacionit të Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë, Boris Iarochevitch, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Sarajevë.

Iarochevitch nënvizoi gjithashtu ndihmën për projektet në mbështetje të zhvillimit të strukturave policore dhe strategjisë së luftës kundër korrupsionit.

Nga shuma prej 92 milionë euro, rreth 45 milionë do të përdoren për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturave kryesisht në fushën e trajtimit të ujrave dhe shpenzimeve publike'', theksoi Nevenka Savic, shef i Drejtorisë për integrimin evropian të qeverisë boshnjake.

Rreth 32 milionë euro do t'i akordohen projekteve në mbështetje të luftës kundër korrupsionit dhe riforcimit të institucioneve gjyqësore dhe policore, sipas të njëjtit burim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)