BE: Hyn në fuqi paketa e re ligjore e disiplinës fiskale
Bruksel, 14 dhjetor - Reforma më kryesore ndaj krizës së borxheve të Europës, paketa ligjore për forcimin e disiplinës fiskale të BE-së, hyri dje në fuqi.
Sipas njoftimit për shtyp të Komisionit të BE-së, kjo paketë ligjore përbëhet nga 6 ligje që fokusohen tek forcimi i rregullave fiskale të BE-së sidomos të vendeve të Eurozonës, forcimi i kontrollit ndaj ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare si dhe nxitja e bashkërendimi i politikave ekonomike të tyre.
Këto masa ligjore synojnë parandalimin e përsëritjes në të ardhmen të krizës europiane të borxheve.
Paketa ligjore përmban një sërë rregullimesh ndaj "Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes" të BE-së. Rregullimet synojnë parandalimin dhe vendosjen e penaliteteve, duke detyruar vendet anëtare të zbatojnë rregullat fiskale. Paketa e re ligjore u kërkon vendeve të kontrollojnë rreptësisht borxhet kombëtare.
Në samitin e BE-së që përfundoi të premten e kaluar, 26 vendet anëtare të BE-së, përveç Britanisë së Madhe, ranë dakord të hartojnë një traktat të ri ndër qeveritar, për të forcuar disiplinën fiskale dhe për të nxitur krijimin e bashkimit fiskal.
Por pavarësisht vendimeve të samitit, dy nga tre agjencitë më të mëdha ndërkombëtare të vlerësimit të kredisë, Moody's dhe Fitch Ratings, kritikuan samitin se nuk mori "masa vendimtare " për të përballuar krizat e borxheve të sovranitetit që po keqësohen, ndërkohë as nuk mund të zbutë rrezikun nga kriza e borxheve sovrane që po përballon Europa.