19 Nëntor 2024

BE humb 160 miliardë dollarë në vit nga korrupsioni

Bruksel, 4 shkurt - Korrupsioni u kushton vendeve të Bashkimit Evropian më shumë se 160 miliardë dollarë në vit, duke penguar kështu përpjekjet e tyre për të dalë nga kriza ekonomike.

Kjo është anketa e parë mbi korrupsionin dhe ndikimin e tij ndaj biznesit dhe qytetarëve të bllokut prej 28 shtetesh.                                                                        

Më shumë se tre e katërta e evropianëve besojnë se korrupsioni është shumë i përhapur në vendet e tyre dhe me sa duket ata kanë të drejtë.

Në raportin e parë mbi korrupsionin në Bashkimin Evropian, krahu ekzekutiv i bllokut arrin në përfundimin se korrupsioni prek shumë pjesë së jetës së përditshme në BE, që nga prokurat e kontratave qeveritare e deri tek financimi i partive politike.
        
Duke prezantuar gjetjet e studimit në një konferencë shtypi në Bruksel, Komisionerja për Çështjet e Brendëshme Cecilia Malstroem tha se kostoja vjetore e korrupsionit e kalon shifrën prej 160 miliard dollarësh. Ajo tha se kjo po e dëmton rimëkëmbjen e bllokut nga kriza ekonomike.

“Raporti tregon qartë se niveli i korrupsionit varet nga një shtet tek tjetri, por ndikon tek i gjithë blloku. Këto janë shtete të prekura nga korrupsioni.”

Raporti bazohet në përceptimin, por edhe në përvojën e përditshme që kanë patur me korrupsionin, qytetarë apo biznese të ndryshme të BE-së. Pavarësisht se raporti nuk i rendit vendet sipas ndonjë klasifikimi të caktuar, ai thekson se perceptimi për përhapje të gjerë të korrupsionit është më i lartë në vende të tilla si  Greqia, Spanja, Italia dhe Republika Çeke.

Të paktën një ndër 12 evropianë thotë se kanë përjetuar ose vënë re akte korrupsioni gjatë 12 muajve të fundit. Ndërsa 40 përqind e kompanive të Bashkimit Evropian e konsiderojnë korrupsionin si problem për biznesin e tyre.

Ndërsa raporti sugjeron se si mund të luftohet korrupsioni dhe ofron shembuj të praktikave të mira, ai nuk bën thirrje për sanksione apo reforma ligjore. Por zonja Malmstroem beson se raporti do të nxisë debate dhe veprime mes shteteve pjestare të bllokut.
 
“Padyshim do të duhet më shumë se një raport për të zhdukur korrupsionin. Por mund të jetë mjet për të ndihmuar në daljen nga kriza ekonomike. Do të na kushtojë shumë nëse nuk veprojmë.”
 
Organizata Transparency International e quan raportin e komisionit si një hap të parë të rëdësishëm, ndërkohë që Carl Dolan që drejton zyrën për Evropën, thotë se raporti mund të kishte shkuar edhe më tej.
 
“Është interesante që nuk ka një kapitull për korrupsionin brenda institucioneve të Bashkimit Evropian, përshembull në aspekte si lobizmi apo prokurat publike, gjëra që janë shumë të rendësishme për vetë institucionet e Bashkimit Evropian.”
 
Organizata Transparency International do të publikojë raportin e saj mbi korrupsionin  brenda institucioneve të Bashkimit Evropian në muajin prill. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)