16 Nëntor 2024

BE hedh poshtë propozimet e Athinës për borxhin

Bruksel, 10 qershor - Bashkimi Europian ka hedhur poshtë propozimet e fundit të Athinës mbi çështjen e borxhit, duke e bërë më të vështirë situatën Greqisë.

Ndërkaq kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të takojë sot kryeministrin e Greqisë Aleksis Cipras, pikërisht për të diskutuar problemin e borxhit grek.

Komisioneri i Bashkimit Europian për çështjet ekonomike Pierre Moscovici , ka njoftuar presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, që propozimet e fundit të Greqisë nuk pasqyrojnë bisedimet e fundit me kryeministrin grek. “Topi tashmë mbetet në duart e Greqisë”, ka përfunduar zëdhënësi i Junker.

Ndërkaq sot të Bruksel Merkel dhe Cipras do të takohen në samitin që mbahet mes liderëve europianë dhe krerët e vendeve të Amerikës Latine.

Qëllimi i të dyja palëve është shmangia e falimentit të Greqisë, por Athina dhe kreditorët nuk po gjejnë një marrëveshje të pranueshme gjerësisht.

Merkel të hënën paralajmëroi se koha për Greqinë po mbaron, pasi afati i fundit i shlyerjes së të gjithë borxhit është data 30 qershor. Nga ana tjetër Cipras në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere Della Sera” tha se Greqia nuk tërhiqet nga kushtet e saj, duke sqaruar se nuk do të pranojë kurrë shkurtimin e pagave dhe pensioneve.

Më 30 qershor Greqia duhet ti paguajë Fondit Monetar Ndërkombëtar 7.2 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)