17 Nëntor 2024

BE: Greqia nuk do të tërhiqet nga Eurozona

Bruksel, 7 janar - Komisioni dhe Parlamenti Europian bënë të ditur të martën se çështja e Greqisë mund të zgjidhet brenda Eurozonës, pasi Greqia nuk mund të dalë nga blloku.

Eurokomisionieri për Çështjet Ekonomike Jyrki Katainen tha po atë ditë se BE-ja do ta nxisë Greqinë në përfundimin e procesit të reformës, dhe të krijojë kushte për të stimulimin e rritjes ekonomike.

Përfaqësuesi i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve Gui Verhofstadt tha se spekulimet për daljen e Greqisë nga Eurozona janë të pabaza.

Ai shtoi se sipas rezultatit të sondazhit, mbi 70% e grekëve janë të gatshëm të tërhiqen nga Eurozona.

Nga ana tjetër, sipas Traktatit të Lisbonës, anëtarësimi në BE është i pakthyeshëm. Ai theksoi se taksapaguesit europianë ngarkohen me kostot ekonomike, vetëm ata gjermanë kanë një humbje prej 80 miliardë eurosh.

Vitet e fundit, reforma financiare në Greqi ka shkaktuar pakënaqësi tek grekët, duke bërë që të shtohet mbështetja ndaj partive politike që kundështojnë masat shtrënguese

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)