BE, Gjermania motor i rritjes ekonomike
Bruksel, 14 shtator - Komisioni Evropian ka korrigjuar parashikimet për rritjen ekonomike të Gjermanisë.
Këtë vit Gjermania do të ketë një rritje ekonomike prej 3.4 për qind, njoftoi Komisioni Evropian në Bruksel.
Në muajin maj flitej ende për një rritje prej vetëm 1.2 për qind. Gjermania, së bashku me Poloninë bëhet kështu motor i rritjes ekonomike të gjithë BE-së.
Në vendet e tjera të Unionit, rritja mbetet shumë e vakët.