20 Nëntor 2024

BE forcon rregullat për agjencitë e klasifikimit të kreditit

Bruksel, 19 qershor - Bashkimi Europian (BE) do të vendosë më 20 qershor rregulla më të rrepta mbi agjencitë e klasifikimit, me synim stabilitetin financiar, u bë e ditur të martën nga Komisioni Europian.

\"Sipas legjislacionit të ri, agjencitë e klasifikimit të kreditit do të duhet të jenë më transparente dhe të përgjegjshme në klasifikimin e shteteve sovrane.

Rregullat e reja do të kontribuojnë gjithashtu për rritjen e konkurrencës në klasifikimin e industrisë, aktualisht e dominuar nga disa lojtarë tregu,\" tha komisioneri europian për tregun e brendshëm dhe shërbimet, Michel Barnier.

Pavarësisht miratimit të legjislacionit europian për agjencitë e klasifikimit të kreditit në 2009-n e 2010-n, zhvillimet në kontekstin e krizës së borxheve europiane kanë treguar nevojën për forcimin e kuadrit rregullator. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)