BE forcon mbikëqyrjen ndaj agjencive të vlerësimit
Bruksel, 15 maj - Këshilli i Europës miratoi të hënën rregulla të reja për të forcuar kontrollin mbi agjencitë e vlerësimit, me qëllim që të ulet varësia e institucioneve financiare europiane prej këtyre agjencive.
Sipas rregullave të reja, do të vihet në funksionim \"një sistem i detyrueshëm rotacioni\".
Ky sistem parashikon që institucionet financiare që nxjerrin produkte strukturore financiare dhe paguajnë agjencitë e vlerësimit për të vlerësuar nivelin e tyre, nuk duhet të bashkëpunojnë me të njëjtën agjenci për më shumë se katër vjet.
Duke marrë parasysh ndërlikueshmërinë e produkteve strukturore financiare dhe ndikimet e tyre mbi krizën financiare, në rregullat e reja përcaktohet që, para se të dalin në treg produkte të tilla, të paktën dy agjenci duhet për të vlerësojnë mënyrën e nxjerrjes në treg.
Për të mbrojtur të drejtat e investitorëve, nëse një humbje e madhe është shkaktuar nga gabimi në vlerësim ose një veprim i qëllimshëm i agjencisë së vlerësimit, investitori ka të drejtë ta padisë këtë agjenci.
Rregullat e reja po ashtu e përgjysmojnë nga 12 në 6 muaj periudhën e shqyrtimit nga agjencitë e vlerësimit të kredive sovrane.