20 Nëntor 2024

BE, fondi i shpëtimit nuk është boshatisur ende

Bruksel, 11 maj - Shtetet, që marrin ndihma nga fondi evropian i shpëtimit nuk investojnë më vetë në to. Kjo do të thotë, sa më shumë shtete kërkojnë ndihmë, aq më e lartë është kuota për shtetet, që mbeten më aftësi paguese.

Gjermania garanton 27 për qind të kredive. Franca 20 për qind, Italia 18. Afro 205 miliardë euro kanë dhënë ndërkohë hua dy fondet e shpëtimit EFSF (155) dhe ESM (50).

Shefi i autoritetit të shpëtimit në Luksemburg, Klaus Regling, siguroi së fundi në prill se arkat janë plot.

ESM i përhershëm disponon edhe pas pagimit të të gjithë asistencës për Qipron, ende rreth 90 për qind të fuqisë së saj, që është afro 500 miliardë miliardë, që mund të jepen hua.

ESM huazon paratë nga kapitali vetjak dhe garancitë e shteteve anëtare, madje edhe në tregun e kapitalit, që t\'ua kalojë pastaj në kushte të favorshme vendeve të krizës.

Kohëzgjatja e huave të ESM për Greqinë, për shembull, arrin në 30 vjet. Kur dhe si do të paguhen të hollat, mbetet e hapur.

Edhe Hungaria, Rumania dhe Letonia kanë marrë kredi emergjente gjatë krizës financiare. Vendet nuk janë anëtare të bashkimit monetar euro dhe për këtë arsye i kanë tërhequr ndihmat e tyre direkt nga Bashkimi Evropian, apo Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Hungaria i ka shlyer kreditë në vlerë prej 14 miliardë euro. Letonia fillon me pagesën e 4.5 miliardë eurove në vitin e ardhshëm. Rumania duhet të paguajë gjithsej 19 miliardë euro në kredi emergjente për vitin 2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)