BE - FMN dhe BQE nisin auditimin e ekonomisë greke
Inspektorët e BE-së, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Europiane duket se janë optimistë se Greqia është drejt arritjes së një suficiti parësor në fillim të vitit 2014, sipas burimeve të Ministrisë greke të Financave.
Të dielën në mbrëmje përfundoi takimi i parë i kryeaudituesve me ministrin grek të Financave Janis Sturnaras. Zyrtarë grekë bënë të ditur në kushte anonimiteti për mediat pas bisedimeve se "klima ishte e mirë" dhe se përfaqësuesit e "Trojkës" duket se ndanë besimin e palës greke për një rezultat pozitiv në fund të vitit.
Sufitici buxhetor parësor është suficiti fiskal pa pagesat e interesave. Arritja e tij është vlerësuar si një parakusht për dhënien e ndihmës së mëtejshme vitin e ardhshëm për Athinën.
Ndërkohë, gjatë javëve të ardhshme rregullimi fiskal dhe programi i reformave i Greqisë do t'i ushtrohen një shqyrtimi tërësor.