BE financon 90 milionë euro për konsolidimin e Malit
Bruksel, 26 qershor - Komisioni Evropian deklaroi të martën se do të kontribuonte me 90 milionë euro për Malin, në kuadrin e stabilizimit të shtetit drejt progresit në tranzicionin demokratik të këtij vendi.
Dhënia e këstit të parë të ndihmës prej 523 milionë eurosh u shpall nga Komisioni gjatë konferencës së donatorëve të mbajtur më 15 maj në Bruksel.
Komisioneri Evropian për Zhvillimin, Andris Piebalgs nënvizoi progresin e shënuar nga Mali drejt një tranzicioni demokratik.
\"Kjo shumë do të kontribuojë në vendosjen e demokracisë në të gjithë territorin, duke përforcuar disa sektorë nga të cilët përfiton popullsia, si shëndetësia, arsimi, ushqimi i sigurt dhe krijimi i vendeve të punës\", shtoi ai.
Kjo ndihmë vjen në kohën kur Mali përgatitet për zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut.