BE, emigrantët e papunë përjashtohen nga disa përfitime
Bruksel, 12 nëntor - Rregullorja e re e miratuar nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së ka vendosur që shtetasit e BE-së pa të ardhura, që udhëtojnë në vende të tjera të Eurozonës për të marrë asistencë sociale, do të përjashtohen nga disa përfitime.
Kryeministri britanik David Cameron e ka përshëndetur këtë vendim, pavarësisht kritikave ndaj tij nga Partia e Euroskeptikëve në Britaninë e Madhe, në prag të zgjedhjeve të majit 2015.