BE: Ekzistojnë disa opsione për Trepçën
Bruksel, 20 janar - Bashkimi Evropian me vëmendje të veçantë po e përcjellë situatën në lidhje me Trepçën.
Është me rëndësi ta shmangim eskalimin e situatës dhe që të gjithë të merren me qetësimin e gjendjes. Ekzistojnë disa opsione të shmanget likuidimi i Trepçës. Do të ishte mirë ti jepet kohë adresimit të kësaj çështjeje konform ligjit të miratuar dje në Parlamentin e Kosovës, ka deklaruar Maja Kocijancic, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, e ngarkuar me çështje të Ballkanit Perëndimor.