BE, Ekonomia greke fillon të rritet më 2011-ën
Athinë, 11 dhjetor - Bashkimi Evropian shpreson që në vitin 2011, ekonomia e Greqisë do të fillojë të rritet.
Komisioneri për çështjet ekonomike dhe financiare, Oli Rehn, gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë, i vlerësoi si të drejta, masat e marra nga kabineti Papanderu, për korrigjimin e politikave financiare dhe reformat strukturore.
Ren u shpreh kundër zërave se Greqia ka nevojë për një kredi të re, për të përballuar krizën pas vitit 2013.
Sipas tij, nëse Greqia vazhdon me politikat e kursimit dhe kryen reformat e nevojshme në ekonomi, atëherë vendi nuk ka nevojë për një kredi të re.