16 Janar 2025

BE e Japonia nisin bisedimet e marrëveshjes së Partneritetit Ekonomik

Tokio, 27 mars - Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe bisedoi të hënën në telefon me kryetarin e Këshillit Europian Herman Van Rompui dhe kryetarin e Komisionit Europian Hose Manuel Barroso.

Pas këtyre bisedimeve, të dyja palët vendosën të nisin së shpejti bisedimet mbi Marrëveshjen e Partneritetit Ekonomik.

Këto janë negociatat e dyta në shkallë të gjerë të Japonisë për një marrëveshje të liberalizimit të tregtisë.

Më parë, në mes të këtij muaji, Abe njoftoi vendimin e Tokios për t\'u përfshirë në Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik Ekonomik të Transpaqësorit.

Marrëveshja e Partneritetit Ekonomik mbështetet mbi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, por në këtë marrëveshje kërkohet jo vetëm heqja e tarifave doganore, por edhe përmirësimi i gjithanshëm i sistemit të tarifave jodoganore dhe i mjedisit të tregtisë e investimeve etj., si edhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik dypalësh.

Në një artikull të botuar në numrin e së hënës së gazetës japoneze \"Minichishinbun\" vihet në dukje se, pas shpalljes nga Japonia dhe BE-ja të nisjes së negociatave për Marrëveshjen e Partneritetit Ekonomik, të martën do të zhvillohet raundi i parë i bisedimeve për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Sipas gazetës, Abe dëshiron ta përfshijë Kinën në rregullat e reja në sferë botërore, për të nxitur qëndrueshmërinë e Azisë.

Në këtë artikull vihet në dukje gjithashtu se, nëpërmjet pjesëmarrjes në bisedimet për këto marrëveshje, qeveria e Tokios dëshiron të nxitë krijimin e kornizës për forcimin e pjesëmarrjes së Japonisë në arenën ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)