16 Nëntor 2024

BE donatorja më e madh në botë e ndihmave humanitare

Bruksel, 20 gusht - Me rastin e Ditës Botërore Humanitare të mërkurën, Bashkimi Europian shprehu suportin e tij për veprime humanitare, duke nënvizuar se së bashku me vendet e anëtare, BE-ja është donatorja më e madh në botë e ndihmave humanitare.

BE-ja është e angazhuar në mbrojtjen e punonjësve humanitarë dhe mbështet çdo vit Ditën Botërore Humanitare, tha Christos Stylianides, eurokomisionieri për Ndihmën Humanitarre dhe Menaxhimin e Krizës, duke shtuar se BE-ja si një e tërë ka ofruar ndihmë humanitare për më tepër se 40 vjet.

Sipas Komisionit Europian, në 2014-n, ai ndihmoi 121 milionë viktima nga fatkeqësitë natyrore dhe eto të shkaktuara nga dora e njeriut në mbi 80 vende përmes Departamentit për Ndihmën Humanitare dhe Mbrojtjen Civile.

\"Kjo u arrit me më pak se 1 për qind të buxhetit të përgjithshëm vjetor të BE-së - mbi 2 euro për çdo shtetas të BE-së,\" tha komisoni në një deklaratë për shtyp. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)