19 Nëntor 2024

BE do të vazhdoj të mbështes projektet në Mitrovicë

Prishtinë, 21 janar - Bashkimi Evropian (BE) do të vazhdoj të mbështes projektet zhvillimore në Mitrovicë. Kështu tha të martën, shefi i Operacioneve në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Kristof Shtok, gjatë një vizite ne Mitrovicë, ku u takua me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri. 

Shtok tha se Mitrovica është njëra ndër komunat që ka përfituar më së shumti nga fondet e BE-së. “Në Mitrovicë viteve të fundit janë realizuar dhe janë në realizim e sipër disa projekte të mëdha të financuara nga BE-ja, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetës dhe zhvillimin ekonomik”.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian është shumë i interesuar që të vazhdoj të mbështes projekte të tilla zhvillimore edhe në të ardhmen. “Këto janë projekte në të mirë të qytetarëve, andaj si të tilla ne do t’i mbështesim edhe në të ardhmen”.

Ndërsa kryetari i komunës, Agim Bahtiri, falënderoi shefin e operacioneve të BE-së, për mbështetjen e vazhdueshme për Mitrovicën. “Ne çmojmë mbështetjen e BE-së për Mitrovicën, e cila ka trashëguar një gjendje të rëndë për shkak të rrethanave të pasluftës”, tha ai.

Bahtiri u zotua se Komuna e Mitrovicës do të jetë shumë korrekte dhe bashkëpunuese me Bashkimin Evropian, në mënyrë që projektet të jenë të qëndrueshme. “Jemi shumë të vendosur që të krijojmë lehtësira për të gjitha projektet zhvillimore në qytetin tonë, duke përfshirë ato që financohen nga donatorët dhe ato nga investitorët e ndryshëm”.

Në Komunën e Mitrovicës aktualisht janë duke u realizuar projekte milionëshe të financuara kryesisht nga fondet e BE-së. Ndër to është projekti i “Ujësjellësit” që është në fazën finale, mandej rinovimi i palestrës “Minatori”, “Qendra multisportive” “Qendra tregtare” etj.       
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)