BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë
Bruksel, 30 nëntor - Bashkimi Evropian ra dakort për një ndihmë prej disa miliardë dollarësh për Turqinë, për të përballuar fluksin e emigrantëve të larguar prej shtëpive të tyre për shkak të konflikteve dhe luftërave.
Samiti i mbajtur në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, mblodhi së bashku udhëheqës të Turqisë dhe të BE-së për të diskutuar rreth një pakete ndihme me vlerë 3.2 miliardë dollarë. Shumica e emigrantëve sirianë që kanë mbërritur në Evropë gjatë këtij viti kanë kaluar përmes Turqisë drejt Greqisë ose Bullgarisë.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Turqisë Ahmet Davutoglu dhe Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk u tha mediave se marrëveshja jonë e përbashkët përcakton një plan të qartë për një rikthim të rregullit në kufirin tonë të përbashkët.
Zoti Tusk tha gjithashtu se do të rigjallërohen bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.
Turqia është shpallur se përmbush kriteret për anëtarësim në BE që në vitin 1997 dhe ka filluar zyrtarisht proçesin e anëtarësimit në vitin 2005