BE do të investojë 1.8 miliardë euro për refugjatët dhe emigrantët
Bruksel, 26 mars - Komisioni Europian deklaroi të mërkurën se do të investojë 1.8 miliardë euro për të menaxhuar çështjen e refugjatëve, emigrantëve dhe çështjet e sigurisë së brendshme.
Eurokomisionieri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, tha se problemi i emigrantëve është një nga punët kryesore të Komisionit Europian.
Politikat e emigrantëve ndikojnë BE-së në shumë aspekte, por vendet anëtare s\'mund të përballen veçmas me këtë problem, prandaj nevojitet ndihma e KE-së.
Parashikohet se investimet do të përdoren për emigrantët sipas rajoneve, riatdhesimin e tyre, përballimin e sfidave që lidhen me krimin e organizuar, terrorizmin, drogën, etj.
Sipas të dhënave, në vitin 2014, numri i refugjatëve të regjistruar në BE u rrit në 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rekord historik prej 626 mijë vetash.