BE do të imponoj sanksione ndaj bankave ruse
Bruksel, 29 korrik - Bashkimi Evropian po planifikon që në listën e sanksioneve kundër kompanive dhe individëve të Rusisë, ti shtojë edhe pesë personalitete dhe bankat Sberbank dhe VTB Bank, ka raportuar Wall Street Journal, në faqen e saj në Internet, mbrëmë vonë.
Ky raport, që ishte i mbështetur në burime diplomatike, thotë se sanksionet e BE-së do ti kufizojnë aftësitë operacionale të këtyre bankave kryesore ruse.
Raportohet se këto masa janë pjesë e planit për rritjen e presionit ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e akuzojnë për stërvitje të separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës dhe furnizim me armatim dhe personel.