BE do të bie dakord për dhënien e ndihmës financiare për Qipron
Bruksel, 5 mars - Ministrat e financave të vendeve anëtare të BE-s kanë deklaruar se deri në fund të muajit mars do të bien dakord për dhënien e ndihmës financiare për Qipron.
Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë së lajmeve Shinhua e cila njofton se Jeroen Dijsselbloenm, kryetar i ri i grupit të ministrave të financave të vendeve anëtare të BE-s, të hënë ka thënë se shpreson se negociatat në lidhje me ndarjen e një ndihme financiare për Qipron nga ana e BE-s do të arrijnë në rezultat deri në mes të muajit mars.
Ai ka thënë se objektiv e marrëveshjes në fjalë është vendosja e një stabiliteti ekonomike në Qipro dhe në zonën e euros.
Sipas këtij burimi, Qipro në muajin qershor ka bërë të ditur se ky vend po bënë përpjekje për të marrë një pako të ndihmave financiare nga BE. Thuhet se ndihma financiare që janë ndarë për Qipron kapin shifrën rreth 17 miliardë euro.
Nga ana tjetër negociatat mes Komisionit Evropian, Bankës Qendrore të Evropës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar rreth kësaj ndihme financiar për shkak të dilemave për pastrimin e parave në Qipro, ende nuk kanë arritur në ndonjë rezultat.