BE do ta shpallë planin për ndihmë Portugalisë
Bruksel, 13 prill - Detajet e planit evropian për ndihmë financiare Portugalisë të rëndë 80 miliardë euro pritet të kontraktohen sot në Lisbonë, lajmëroi Komisioni Evropian.
Ekspertët e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) sot do ta vizitojnë Portugalinë për ti saktësojnë nevojat më të reja për ndihmë financiare, bëhet e ditur në kumtesën.
Ministri i Financave i anëtareve të Bashkimit Evropian të shtunën në takimin në Budapest dhanë përgjigje pozitive ndaj lutjes së Lisbonës për ndihmë në stabilizimin e buxhetit vendor dhe sistemit kombëtar bankar.
Portugalia do të bëhet shteti i tretë anëtar i Eurozonës, pas Greqisë dhe Irlandës, që do të marrë ndihmë financiare evropiane për shpëtim nga bankroti.