BE do krijojë fond të posaçëm për vendet me të ardhura të ulëta
Bruksel, 8 gusht - Bashkimi Evropian (BE) do të krijojë një fond të posaçëm për t'i ndihmuar vendet me të ardhura të ulëta të përballojnë goditjet nga jashtë, si kriza financiare ndërkombëtare etj. Lajmi u bë i ditur të hënën nga Komisioni Evropian.
Sipas një deklarate të Komisionit, vendet me të ardhura të ulëta janë mjaft të brishta ndaj ndikimeve nga jashtë, për shkak se ekonomia e shumë prej tyre mbështetet kryesisht mbi eksportet.
Ato janë shumë të ndjeshme ndaj faktorëve si luhatjet në tregun financiar ndërkombëtar dhe moti i keq. Për këtë arsye, BE-ja planifikon të krijojë një fond të tillë sivjet ose vitin tjetër.