BE dhe Zvicra nënshkruan marrëveshje mbi transparencën fiskale
Bruksel, 28 maj - Bashkimi Evropian dhe Zvicra nënshkruan dje në Bruksel një marrëveshje mbi transparencën fiskale, gjë që shënon fundin e sekretit bankar zviceran për rezidentët e Bashkimit Evropian dhe do të mundësojë pengimin e fshehjes të të ardhurave të padeklaruara në llogaritë në Zvicër, njoftoi Komisioni Evropian.
Bëhet fjalë për një tjetër goditje ndaj atyre që iu shmangen taksave dhe një hap më shumë drejt një taksimi më të drejtë në Evropë, theksoi Pierre Moscovici, komisioneri evropian i ngarkuar me çështjet fiskale.
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar sot, Bashkimit Evropian dhe Zvicra do të shkëmbejnë automatikisht informacione mbi llogaritë e rezidentëve të tyre duke nisur nga viti 2018.
Çdo vit, shtetet anëtare do të marrin emrat, adresat, numrat e identifikimit fiskal dhe datën e lindjes së rezidentëve të tyre që posedojnë llogaritë në Zvicër, si dhe informacione të tjera mbi aktivet financiare dhe bilancet e llogarive.