08 Nëntor 2024

BE dhe UNDP inaugurojnë hapësirat e rinovuara në Kamenicë

Kamenicë, 1 dhjetor - Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) do të inaugurojnë hapësirat e rinovuara në Parkun e qytetit në Kamenicë.

Projekti “Ndërtimi i besueshmërisë nëpërmjet mbrojtjes kulturore në Kosovë” i ka përfunduar punimet në tri hapësira në këtë komunë, rindërtimi i Parkut të qytetit, rinovimi i xhamisë Haxhi Gani Sermaxhaj dhe përmirësimi i oborrit të Kishes Ortodokse Serbe Shën Nikolla.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Begzad Sinani, kryetar i Kamenicës , Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE dhe Andrew Russell, koordinator i Zhvillimit i OKB-së / përfaqësues rezident i UNDP-së, përfaqësues të bashkësive fetare, zyrtarë komunal dhe qytetarë të Kamenicës.

Projekti është financuar nga BE-ja dhe përqëndrohet në rinovimin, përmirësimin dhe rehabilitimin e  trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë me EULEX-in dhe Njësinë e Policisë së Kosovës për Sigurimin e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e tolerancës ndëretnike dhe respektimin e identitetit kulturor dhe trashëgimisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)