BE dhe MTI investojn 4 milion euro granteve për NVM
Panairi do të shfaqë risitë dhe produktet e ndërmarrjeve që kanë qenë përfitues të granteve përmes programit "Mbështetje për ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të mesme në Kosovë".
Programi i Granteve për NMVM-të, i cili implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, kontribuon në forcimin e ekonomisë lokale dhe uljen e deficitit tregtar në Kosovë duke përmirësuar kapacitetet e NMVM-ve në mënyrë që të rritet prodhimi në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme në përputhje me standardet ndërkombëtarisht të njohura.
Në kuadër të programit 4 milion eurosh, kanë përfituar 36 ndërmarrje (mikro 21 dhe 15 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme) pas një procesi konkurrues gjatë të cilit 784 propozim-projekte janë dorëzuar fillimisht.
Si rezultat i programit, ndërmarrjet kosovare kanë rritur kapacitetet e tyre prodhuese, kanë plasuar produkte të reja, dhe kanë zgjeruar konkurrencën e tyre në tregjet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.
Deri më sot, programi ka krijuar rreth 200 vende të qëndrueshme pune me një potencial për t'u rritur në të ardhmen, për shkak të rritjes së konkurrencës dhe efikasitetit të ndërmarrjeve të dhëna.
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, mori pjesë në hapjen e këtij panairi me çrast, gjatë një fjale rasti, e vlerësoi të rëndësishëm këtë organizim.
Bashkimi Evropian së bashku me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë kanë investuar 4 milion euro, të cilat janë ndarë në formë të granteve në mbështetje të Ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme në Kosovë. Kemi kënaqësinë që kompanitë përfituese të këtyre granteve kanë arritur të rrisin dukshëm kapacitetet e tyre prodhuese duke rritur kështu nivelin e eksportit dhe duke gjeneruar vende të reja të pune, tha z.Kastrati.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, siç tha ai, është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme që të mbështes rritjen dhe fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sepse konsiderohet se ato kanë potencial shumë të madh në gjenerimin e vendeve të reja të punës.
Është me rëndësi të theksohet se rreth 20% të këtyre ndërmarrjeve janë të udhëhequra nga gratë, gjë që është një e dhënë inkurajuese që tregon se fuqizimi i grave në ndërmarrësi po ndodhë gradualisht me hapa të sigurt. Ky është edhe objektiv i Qeverisë së Republikës së Kosovës, theksoi zv.ministri Kastrati.
Ai po ashtu tha se Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit e cila ka filluar të implementohet nga muaji prill i këtij viti do të zgjerojë mundësitë e bizneseve tona për eksport dhe rritje të punësimit.
I pranishëm në hapje të panairit ishte edhe shefi i bashkëpunimit nga Zyra e BE-së në Kosovë Christof Stock, i cili e cilësoi këtë program si tregues të suksesit të këtyre ndërmarrjeve.
Në këtë panair janë duke prezantuar 36 ndërmarrje të sektorëve të ndryshme, nga përpunimi i metaleve, përpunimi i qelqit, përpunimi i drurit, tekstilit, prodhimi i ushqimit, produkteve higjienike, reciklimi dhe përpunimi i plastikës të cilat janë përkrahur përmes programit.
Programi i Granteve për NMVM-të, është financuar nga MTI dhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim IOM.
Deri më sot, në sajë të këtij programi janë krijuar rreth 200 vende pune të qëndrueshme.
Panairi me përfituesit e Programit të Granteve për NMVM është një ditor dhe do të jetë i hapur deri në ora 18:00