15 Maj 2024

BE dhe Kosova diskutojnë politikat e punës

Prishtinë, 4 maj - Komisioni Evropian (KE) dhe Qeveria e Kosovës mbajtën takimin e tyre të rregullt të Dialogut për Procesin e Stabilizim-Asociimit (DPSA) mbi inovacionin, kapitalin njerëzor, politikat sociale dhe shoqërinë e informacionit, më 3 dhe 4 maj 2012, në Bruksel.

Zyrtarët e KE-së dhe përfaqësuesit nga institucionet e Kosovës janë angazhuar në diskutime të detajuara lidhur me trendet e tregut të punës dhe sfidat, përfshirë këtu mënyrën se si të sigurohet që politikat e zhvilluara në nivel qendror të kenë synim sfidat e papunësisë.

KE-ja ka shënuar shqyrtimin e vazhdueshëm të legjislacionit për punë dhe greva nga ana e institucioneve të Kosovës. 

Përfaqësuesit e Kosovës informuan shërbimet përkatëse të Komisionit lidhur me situatën aktuale sa i përket reformave në sektorin e arsimit, përfshirë arsimin dhe trajnimin profesional, si dhe implementimin e kornizës së programit mësimor të Kosovës.

Përfaqësuesit nga Kosova paraqitën përpjekjet e tyre për promovimin e arsimit gjithëpërfshirës, në mënyrë që të rritet qasja në arsim për komunitetet minoritare si dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Mbi të gjitha, KE-ja inkurajoi autoritetet kosovare që të rrisin kapacitetet për zhvillimin e politikave të bazuara në dëshmi, në mënyrë që të përballen me sfidat në nivelin qendror dhe atë lokal.

KE-ja mirëpriti miratimin e ligjeve për transmetuesin publik, RTK-në, dhe atë për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), duke theksuar kështu nevojën për zbatimin e tyre të shpejtë.

KE-ja po ashtu i bëri thirrje Kuvendit të Kosovës që të vazhdojë tutje me emërimin e anëtarëve të Këshillit të KPM-së. Përveç kësaj, KE-ja përsëri adresoi mospërputhshmërinë midis Ligjit kundër shpifjes dhe fyerjes dhe Kodit Penal, dhe kërkoi adresimin e kësaj çështjeje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)