BE dhe Kosova diskutojnë për transport, mjedis, energji e zhvillim
Prishtinë, 28 maj - Komisioni Evropian (KE) dhe Qeveria e Kosovës mbajtën takimin e tyre vjetor për të diskutuar për transport, energji, klimë dhe zhvillim rajonal më 27-28 maj 2015 në Prishtinë.
Këto diskutime zënë vend në kuadër të kornizës së Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit (DPSA).
Sa i përket mjedisit, Komisioni shprehu shqetësimin lidhur me progresin e pakët nëkëte fushë që është aq e rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe cilësinë e jetesës së tyre. Sfidat e identifikuara përfshijnë financimin e pamjaftueshëm për projekte të rëndësishme, mungesën e stafit teknik në nivel qendror dhe lokal, dhe mungesën e vetëdijesimit publik. Kjo ka ndikim negativ në implementimin e legjislacionit mjedisor. Komisioni Evropian ka inkurajuar Kosovën që të bëjë më shumë përpjekje në vënien e sektorit mjedisor një prioritet me stimulime të mjaftueshme ekonomike.
Lidhur me klimën, Kosova duhet tashmë të nisë implementimin e legjislacionit të BE-së për të kufizuar ndryshimin klimatik dhe për të zbutur pasojat e tij. Kosova nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë sasinë e gazit serë që ajo prodhon dhe nevojat për vendosjen e një mekanizmi të duhur të monitorimit.
Komisioni dhe Kosova kanë diskutuar gjithashtu për zhvillimet e fundit legjislative dhe të politikave në fushën e transportit. Komisioni ka nënvizuar nevojën për të vazhduar me zhvillimin e projekteve që ndihmojnë krijimin e rrjetit thelbësor për Ballkanin Perëndimor. Të dyja palët u pajtuan për nevojën për të vazhduar me reformim, përfshirë këtu fuqizimin e pavarësisë dhe kapaciteteve të institucioneve rregullative dhe përmirësimin e sigurisë rrugore. Komisioni ka nxitur Kosovën që të implementojë ligjin për shërbimet e navigacionit ajror.
Sa i përket energjisë, Komisioni ka theksuar nevojën për një strategji të re të energjisë, e cila duhet të përcaktojë qartë prioritetet e Kosovës në këtë sektor, përfshirë edheplanet për plotësimin e zotimeve ndërkombëtare, si dekomisionimin e TC Kosova A, rinovimin e TC Kosova B dhe implementimin e pakos së 3tëtë energjisë.
Komisioni ka theksuar progresin e arritur në planin e Kosovës për të ndërtuar një termocentral të ri me djegie linjiti, mirëpo ka shprehur shqetësimin e tij se afati i fundit për mbylljen e TC Kosova A(fundi i vitit 2017)rrezikon të mos përmbushet.
Në fushën e zhvillimit rajonal janë identifikuar zhvillimet e arritura dhe veprimet shoqëruese.