08 Nëntor 2024

BE dhe Greqia japin 260 milionë euro për nxitjen e biznesit grek

Athinë, 23 dhjetor - Brukseli dhe Athina njoftuan të enjten lëvrimin e një fondi të ri me vlerë 260 milionë euro apo 272.3 milionë dollarë për të mbështetur bizneset greke.

Fondi është pjesë e një plani ambicioz investimesh të Bashkimit Europian, me qëllim për të nxitur rritjen ekonomike të Greqisë.

Paketa përbëhet nga 200 milionë euro të Fondit Europian të Zhvillimit Rajonal dhe 60 milionë euro nga burimet e Fondit Europian të Investimeve.

Greqia pritet tua shpërndajë fondin ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe kompanive fillestare (Start-up).

Fondi \"do t\'u japë një nxitje bizneseve të rinj në vend dhe do t\'i ndihmojë të hynë në treg,\" tha komisioneri i BE-së për Politikën Rajonale Corina Cretu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)