01 Maj 2025

BE dhe Gjermania financojnë projektin e furnizimit me ujë

Prishtinë, 27 mars - Sot ka filluar ceremonia e inagurimit të punimeve me rastin e fillimit të punimeve te projektit e furnizimit me ujë dhe rregullimin e ujrave te 40 zeza ne Prishtinë, Faza II.

Pjesëmarrës në inagurimin e punimeve janë Besim Beqaj, Minister I Financave ne Qeverinë e Kosovës, Matthias Kiesler Zëvendes Ambasadori i Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Christof Stock përfaqësuesi I zyrës për bashkëpunim I Komisionit Evropian, znj. Johanna Bruggemann, zyrtare përgjegjëse për Kosovën në Ministrinë Federale Gjermane 45 për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Joerg Meilcke, drejtor per Kosoven në KfW, Gjelosh Vataj drejtor menagjues për Ujësjellësin regjional Pishtina, dhe zyrtarë të tjerë te lartë të qeverisë së Kosovës.

Fondi përbëhet nga 11 milion euro grant i ofruar nga Komision Evropian dhe 6 50 milion euro me IDA- kredi ofruar nga Qeveria Gjermane përmes KfW-se.

Masa investive te ketij projekti jane rehabilitimi gypave, rehabilitimi i rrjetës në disa pjesë të Prishtinës, rehabilitimi i pompave, fabrikës së ujit ne Badovc,etj.

Ky projekt është vazhdimësi e projektit të grantit prej 8 milionësh i financuar 55 nga qeveria Gjermane përmes KfW Entwicklungsbank, ku punimet kanë
përfunduar.

Masat investuese janë identifikuar në bazë të planit afatëgjatë zhvillimor të Kompanisë Regjionale të Ujësjellsit Prishtina po ashtu e financuar nga qeveria Gjermane.

Investimet në këtë projekt do ta mbështesin Kompaninë Regjionale të 60 Ujësjellsit Prishtina të ngrisë efikasitetin e saj dhe zvogëlojë humbjet në menyrë që të ofrojë shërbime më të mira per konsumatorët e saj në komunat e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Drenasit dhe Podujevës.
 

Qeveria Federale Gjermane prej vitit 1999 ka zotuar më shume se 85 milion
euro është pikë kyqe në fushën Bashkëpunimit Financiar me Kosovën

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)